Takimi i parë i raundit të dytë të Champions Leagues ndërmjet Kukësit dhe Karabakut do të luhet në Shkodër, me datë 25 korrik, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra verilindore synon mrekullinë, ndërsa për Karabakun mendohet një short i lehtë.
UEFA ka përcaktuar gjyqtarët për ndeshjen e së mërkurës. Drejtësinë në “Loro Boriçi” do ta ndaj arbitri Hober Nilsen. Një gjyqtar 32-vjeçar nga Norvegjia. Bilbili i ndeshjes do të ketë ndihmën e asistentëve Harald Gronivik dhe Oskar Isaksen, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erik Stin. Norvegjezi ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015.
Nilsen nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, pasi kjo do të jetë ndeshja e dytë e tij për kualifikueset e Champions Leagues pas asaj të vitit të kaluar ndërmjet Mariborit dhe Zrinjski Mostar 1-1. Nilsen ka mbajtur një ndeshje në Europa League dhe 3 takime në kualifikueset e Europa Leagues. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ligën norvegjeze. Kjo do të jetë hera e tij e parë që gjykon një ekip shqiptar.