Kukësi ka ende një “nyje”, Kërkotiç mund të rikthehet

Mesfushori është ende pa skuadër dhe kërkon një shteg për t’u rikthyer te kampionët, por kushti i tij është i qartë, të marrë pagat që ende nuk i kanë kaluar

Jurgen Zela

Futbolli shqiptar po bën progres në vitet e fundit, ose më saktë kështu thuhet, pasi mjafton një episod apo një moment për të na kthyer disa hapa pas. Te Kukësi gjërat po shkojnë më së miri me trajnerin e ri Peter Pakult, i cili ka marrë situatën në kontroll dhe i ka kthyer skuadrës shkëlqimin e të qenit kampion, së paku me atë që skuadra ka treguar gjatë fazës përgatitore. Megjithatë, kur vjen puna te kontratat ka shumë gjëra që janë të pakuptueshme dhe jo shumë normale.

16 javët e parë të kampionatit ishin për t’u harruar nga kuksianët, të cilët e panë veten plot 12 pikë nga Skënderbeu dhe pushimet dimërore nisën me një revolucion deri diku të kuptueshëm. Nga tekniku Milinkoviç e stafi i tij deri te disa lojtarë, të cilët u konsideruan të pavlefshëm për skuadrën me të mbaruar takimi me Luftëtarin. Ndriçim Shtubina, Rexhep Memini dhe Milosh Kërkotiç ishin jashtë planeve të klubit. Nëse dy lojtarët e parë u akomoduan në skuadrat e reja, pasi e kishin këtë “luks”, malazezi Kërkotiç e kishte Kukësin skuadrën e dytë të sezonit 2017-2018, çka ia ndalonte transferimin në një ekip tjetër. Në të tilla kushte, ka qenë si një rrufe në qiell të hapur për 30-vjeçarin, i cili ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi. Edhe pse Kukësi e bëri fakt të kryer, diçka që dëshmohet edhe nga mosgrumbullimi i mesfushorit në fazën përgatitore, situata mbetet ende pezull.

Lojtari vijon stërvitjen në mënyrë individuale në Mal të Zi, por kërkon që të qartësojë sa më parë të ardhmen e tij. Vetë lojtari ka pasur disa takime me drejtuesit e Kukësit, por nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët. Pak kohë më parë gazeta raportoi se lojtarit i është ofruar një kontratë e re me gjysmën e pagës, por në takimin e mëhershëm kjo gjë nuk është pranuar. Mësohet se gjithçka do të vendoset brenda kësaj jave, kjo pasi koha nuk premton dhe lojtari duhet ta dijë një herë e mirë nëse do të jetë pjesë e kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit, apo të kërkojë një aventurë të re në kampionatet që fillojnë në shkurt. Dëshira e Kërkotiç është ta mbyllë sezonin me Kukësin, por kjo varet dhe nga fjala e teknikut Pakult si dhe pjesës tjetër të drejtuesve. Një shteg mbetet i hapur për të, ndaj lojtari mund të kthehet në Shqipëri sërish. Në mes janë dhe dy rroga, që lojtari pretendon se nuk i ka marrë, por mbetet për t’u negociuar në lidhje me to.

Edhe pse ai ka firmosur një kontratë në fillim të sezonit, Kukësi  e largoi menjëherë, sikur ajo kontratë të mos vlente. E çuditshme përderisa lojtari kishte një kontratë 1-vjeçare, por që në të tilla raste klubi paska të drejtë për të larguar futbollistë pa asnjë detyrim. Preteksti ka qenë se ai ka thyer rregullat brenda skuadrës, siç thuhet, por kjo duket e vështirë, përderisa nuk ka një vepër të pasqyruar që ai të ketë vepruar siç Kukësi ka pretenduar. Për lojtarin në fjalë është një goditje e madhe, pasi mund të mos luajë për 6 muajt e ardhshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online