Në Kukës ishin të lumtur që në turin e parë të Championsit do të përballeshin me Valetën e Maltës, por parashikimet nuk ishin dhe aq të sakta. Verilindorët vuajtën jo pak, duke u kualifikuar vetëm pas dy barazime dhe në sajë të golit në fushën kundërshtare.
Mjaft zhgënjim nga tifozët dhe drejtuesit, por ja që Valeta nuk kishte qenë një skuadër dhe aq e dobët. Formati i Championsit ka ndryshuar dhe tani skuadrat që marrin pjesë që në raundin e parë edhe nëse eliminohen direkt kanë mundësinë që të luajnë në Europa League.
Maltezët u përballën me Zrinjskin mbrëmjen e djeshme dhe arritën që të merrnin një barazim jashtë fushe. Duhet thënë se Zrinjskin është skuadra kampione e Bosnjes, pra nuk është një skuadër dhe aq e dobët. Në këtë mënyrë maltezët hedhin një hap para drejt kualifikimit, ccka tregon forcën e tyre, ndaj paraqitja me nënkampionët tanë nuk paska qenë rastësi. Kuksianët me sa duket paskan pasur “hall” qe nuk mundën të fitonin asnjërën nga ndeshjet.