Kukësi gjen sulmues në Kroaci

Dino Shpehar pritet që të jetë sulmuesi më i ri i Kukësit. Bëhet fjalë për djalin e Roberto Shpehar, një prej lojtarëve më me emër në Kroaci. “Supersport” raporton se kroati është pranë akordit me blutë, edhe pse duhen vënë pikat mbi “i”. Te Kukësi besojnë se te lojtari i Dunarea Calarasit do të gjejnë pasuesin e Gurit, edhe pse nuk janë i njëjti rol.

Shpehar ka “shëtitur” në shumë skuadra dhe nuk ka mundur që të shkëlqejë dhe te Kukësi do të kërkojë që të rilindë. Mosha e tij premtuese i bën drejtuesit e Kukësit që të besojnë se mund të kryejnë një tjetër transferim fitimprurës.

Kartoni i Spehar ka qenë në pronësi të skuadrës së CFR Cluj, por tani është një lojtar i lirë. Në të shkuarën sulmuesi në fjalë është aktivizuar Osijek, Dinamo Zagreb, Istra 1961 e Split si dhe me moshat e Kroacisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *