Kukësi fillon merkaton, një nigerian shfaqet në stërvitje

Guri drejt largimit, por duhet gjetur pasuesi sa më parë, ndaj në klubin verior kanë nisur të mendojnë për të. Një mbrojtës nigerian i bashkohet ekipit

Jurgen Zela

Kur u larguan Pero Pejiç dhe Izair Emini, shumëkush mund të ketë menduar se kampionët do të vuanin në repartin e sulmit. Kjo nuk ndodhi, sepse “shpëtimtari” ishte në shtëpi. Sindrit Guri ishte aty, ndërsa më vonë u afrua dhe Elis Bakaj. Të dy së bashku bënë mjaft mirë te Kukësi dhe jo vetëm kaq, por nëse Bakaj i mbushi arkat e klubit nga shitja e tij, të njëjtin fat duket se do të ketë dhe “bomberi” shkodran. Guri është lojtari më i kërkuar momentalisht nga kampionët, teksa pas ofertës koreano-jugore ka pasur interes edhe nga disa klube të tjera në Europë. Duket mjaft e vështirë ta shohim edhe një sezon tjetër në Superiore sulmuesin e talentuar. Largimi i tij mund të vijë në fund të sezonit, ose të ketë ndonjë transferim “rrufe” në Korenë e Jugut brenda këtyre 2 ditëve, ndaj dhe në Kukës duhet që të mendojnë menjëherë për pasuesin e tij dhe që të mos kenë më pas probleme. Gjithnjë Kukësi në repartin e avancuar ka bërë mirë, teksa ka pasur sulmues që kanë shënuar rregullisht mbi 15 gola, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë të gjejnë një tjetër lojtarë, i cili mund të  vazhdojë “traditën”. Në të tilla kushte, verilindorët kanë nisur që të tani të shqyrtojnë mundësitë se kush mund të jetë “bomberi” i edicionit e ardhshëm. Në përgjithësi, Kukësi u ka besuar lojtarëve me eksperiencë në Superiore, por duke parë që tregu vendas nuk ofron një mundësi të mirë dhe të lirë, atëherë sytë janë jashtë vendit. Shitja e Bakajt, por dhe shitja e mundshme e Gurit, do të bënin që kuksianët të arkëtonin jo pak. Kjo gjë mund t’i shtyjë që drejtuesit të investojnë për të afruar një lojtar me CV të pasur, që të garantonte siguri në repartin e avancuar. Pavarësisht kësaj, largimi i mundshëm i Gurit do krijonte një boshllëk shumë të madh, sepse deri tani Balde, që është alternativa e vetme, nuk jep garanci. Emrat e parë po shqyrtohen edhe pse mund të duket herët.

MBROJTJA

Problemi më i madh i Kukësit këtë edicion ka qenë numri i lartë i golave të pësuar. Plot 30 në 26 javë kampionat, me një mesatare prej më shumë se 1 gol për ndeshje. Edhe pse duhet përmendur se dëmtimet nuk i kanë lënë kampionët të qetë për gjatë gjithë sezonit, sërish ky numër i lartë golash nuk mund të justifikohet. Në seancën e djeshme është shfaqur befasisht një mbrojtës nga Nigeria, Chukwuebuka Opara, për të cilin klubi nuk ka dhënë asnjë informacion, duke mos e prezantuar as para pjesës tjetër të skuadrës. I vetmi informacion që është marrë është se bëhet fjalë për një qendërmbrojtës që luante me vendin e parafundit në kampionain nigerian (El Kanemi), i cili në seancën e djeshme ra në sy vetëm për ndërhyrjet e ashpra, ndërkohë që online nuk ekziston asnjë e dhënë, ndaj nuk duhet realisht ku e ka gjetur Kukësi. Nigeriani është i dyti i ardhur në provë te Kukësi, pasi më herët është bashkuar me të dhe Rilind Kastrati, i cili gjithashtu aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit. Duket se sa më parë kërkohet që skuadra të kompletohet. Verilindorët janë në garë për vendin e dytë, por edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe që tani mendohet për Kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online