Ditë miqësoresh për klubet e Superiores, sepse thuajse të gjitha skuadrat kanë skuadrat kanë luajtur sfida, njëra prej të cilave vinte përballë dy ekipe të Superiores.
Në Strugë u ndeshën Kukësi e Teuta, që barazuan 1-1. Kuksianët shënuan që në minutën e dhjetë me Shtubinën, por Teuta nuk u dorëzua dhe e ekuilibroi sfidën në minutën e 80-të. Shënoi Lena, pikërisht ai që iku me pak sherr nga Kukësi.
Flamurtari u mund 2-1 në Greqi nga Apollon Kallamaria, ose si quhet tashmë Apollon Pontou. Skuadra greke sapo është ngjitur në divizionin e dytë grek dhe ende nuk e ka nisur kampionatin, ndaj luajti me formacionin e vet më të mirë, ashtu si Flamurtari, që zhgënjeu sidomos në aspektin mbrojtës, sepse po pëson gola me lehtësi. Golin vlonjat e shënoi mesfushori Musta, ndërsa sulmi ende nuk po gjen ritmin e duhur.
Lushnja “masakroi” Albpeptrolin 5-0, duke shëtitur në Patos. Përballë rivalit nga Kategoria e Dytë shënuan Branica, Vodo, Canka, Pepa e Prençi.
Laçi gjithashtu shpartalloi Dinamon, duke fituar 4-0 në Pezë Helmës
Ashtu si ndaj Tiranës, Ansi Nika gjeti sërish golin, ndërsa debutoi me gool ish-sulmuesi i Luftëtarit, Rexhinaldo. Në pjesën e dytë shënuan edhe Gjoni e Bushi.