Kukësi e Partizani, mungesa dhe tension maksimal

Prej orës 14.00 në Kukës luhet një ndeshje mjaft delikate mes Kukësit e Partizanit, rivalë të egër për titull sezonin e shkuar, në vështirësi këtë sezon.

Kukësi nuk fiton prej tre ndeshjesh, të gjitha barazim. Presioni është në rritje, por një fitore sot kthen qetësinë dhe afron kreun, pas gabimit të Skënderbeut dje.

Ndërkaq, Partizani është duke përjetuar një sezon të zi, pasi projekti italian për titull ka dështuar dhe tashmë Starova duhet të shpëtojë sezonin. Fillimi ishte negativ, me humbjs në Laç, ndaj duket qartë që skuadra ka shumë probleme.

Për sot Kukësi ka dy mungesa me peshë, sepse Bakaj është i pezulluar dhe Zeqiri me probleme fizike. Alla mund të kthehet në formacion, ndërsa në mesfushë kthehet Musolli.

Edhe Partizani ka probleme: Batha është i pezulluar, Çani mungon si zakonisht për dëmtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online