Kujtimet e fëmijërisë që vijnë para syve, tërhiqet nga futbolli një tjetër legjendë e Europës

Chiellini e kaloi vitin e fundit në Los Angeles FC, një ekip në MLS, sezoni i të cilit u mbyll së fundmi. Italiani me eksperiencë kishte kontratë deri në dhjetor 2023 dhe vendosi që të mos merrte në konsideratë asnjë ofertë të mëtejshme dhe se dhjetori i këtij viti do të mbahet mend si muaji në të cilin përfundoi një tjetër karrierë.

Chiellini ka menduar ditët e fundit, nuk ishte e lehtë për të marrë një vendim, por siç shprehet vetë futbollisti, gjithçka merr fund dhe ky moment duhej të ndodhte. Ai do të mbahet mend për lojërat e tij të shkëlqyera në fanellën e Juventusit, për të cilin luajti për 17 vite nga viti 2005 deri në vitin 2022. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *