Trajneri i ri i Craiovas, Laszlo Balint, ka folur sa i përket ndeshjes së Conference League me Vllazninë. Shorti do t’i rezervonte shkodranët, teksa shfaqet siguria për të kaluar më tej në turin e tretë të Conference League. Megjithatë Balint i bënë thirrje skuadrës që të ketë vëmendjen maksimale dhe të jenë të përgatitur për çdo gjë.
“Vllaznia duket si rival i kalueshëm në pamje të parë. Mos të harrojmë veçorinë e futbollit shqiptar, shumë agresiv. Duhet të jemi të përgatitur në çdo mënyrë. Përvoja me Lacin ishte e pakëndshme për futbollin rumun në përgjithësi. Por duhet të shohim të tashmen dhe të arrijmë qëllimet tona. Duhet të marrim seriozisht çdo detaj se futbolli nuk parashikohet”, tha Laszlo Balint. /Sport Ekspres/