Kualifikimi sjell me vete edhe të ardhura, ja shifra që arkëtoi Teuta në Europa League

Teuta hodhi një hap të madh ditën e sotme, teksa eliminoi kundërshtarët e Beitarit të Jeruzalemit nga Europa League. Bregdetarët pasojnë kështu Tiranën, duke kaluar një tur në Europë, megjithëse në kompeticione të ndryshme. Një kualifikim ky që përkthehet edhe në më shumë të ardhura për klubin durrsak.

Kështu fitorja ka ardhur me 690 mijë euro nga pas. Kaq është shifra që arkëtojnë bregdetarët nga turi i parë i Europa League. Ndërkohë në rast suksesi edhe në fazën e dytë të Europa League, atëherë Teuta do të ketë mundësinë të mbushë llogarinë bankare me një shifër edhe më të lartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *