Tirana ka arritur që të fitojë kundër Partizanit me shifrat 2-0. Redon Xhixha ishte heroi i takimit, por në minutat e para do të humbiste një penallti, e pritur nga ana e Rexhepit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova ka thënë se vendimi i arbitrit ishte i gabuar në minutën e 19.
“Nuk e kam kuptuar ende se ku është penalltia këtu? Mua më duket se lojtari i Tiranës është penguar me këmbët e tij. Megjithatë duhet të kemi pamje më të qarta për ta parë”, tha Starova. Gjithsesi, kjo penallti nuk rezultoi vendimtare për fatin e takimit. /Sport Ekspres/