Armando Sadiku është transferuar në këtë merkato të verës te Erzurumspori. Sulmuesi shqiptar hodhi menjëherë firmën në kontratë pas përfundimit të ndeshjeve që kishte Kombëtarja. Në fakt, aty do të merrnim edhe shijen më të hidhur nga Sadiku që ka bërë ndeshjen më të dobët me kuqezinjtë që nga koha kur ka qenë pjesë e saj.
Tashmë Erzurumspori po luan ndeshjen e tretë në kampionat dhe aktualisht është duke fituar në shifrat 0-2 ndaj Kaysespor. Por në asnjë prej takimeve nuk është grumbulluar Armando Sadiku që po pret ende debutimin e tij. Arsyeja? Që në zyrtarizim u raportua se Sadiku do të mungonte 2 ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi. Por mesa duket situata ka dalë disi nga plani fillestar dhe sulmuesi kuqezi ka nisur së fundmi stërvitjen i diferencuar nga shokët e skuadrës, duke shpresuar se do të jetë në ndeshjen e ardhshme ndaj Rizespor. /Sport Ekspres/