“Ku do të futeni ju nëse vijnë penalitetet”? Debati mes Çarçanit dhe Fidel Yllit: Ti nuk e sjell dot kurrë një festival olimpik në Tiranë

Fidel Ylli ka qenë i ftuar në sudion e emisionit “MCN Sport Zone“ ku ka folur për çështjen e zgjedhjeve presidenciale të FSHF-së, që do të mbahen në muajin mars. Gjatë intervistës me gazetarin Gerti Çarçani ka pasur debat në lidhje me penalitetet që mund të sjellë UEFA në rast se politika ndërhyn në procesin zgjedhor. Një ndër tyre mund të jetë zhvendosja e finales së Ligës së Konferencës, si dhe largimi nga kualifikueset për Kampionatin Europian të futbollit dhe Ligës së Kombeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Debati mes Fidel Yllit dhe Gerti Çarçanit:

Çarçani: Kush e ka sjellë ndeshjen?

Ylli: Kush e ka sjellë? UEFA.

Çarçani: Jo UEFA, jo. Ky presidenti që e atakon ti e ka sjellë. Se nuk e merrnit dot kurrë. Ti nuk e sjell dot kurrë një festival olimpik në Tiranë. Sille, sille.

Çarçani: Nëse vijnë penalitete të forta, të ashpra. Shqipëria është jashtë. Finalja spostohet. Ku do të futeni ju? Ku do të shkoni ju?

Ylli: Për hir të penaliteteve ti do të shkatërrosh sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Çarçani: Jo, jo, nuk e vendos sistemi i drejtësisë. Ka inkopetenca. Ku do të futeni ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *