Kthehet në makth për çdo mbrojtje, Atalanta i lë të gjithë gojëhapur dhe turpëron me 7 gola Leçen

Atalanta është kthyer në një makineri golash. Pas fitores me shifrat 4-1 kundër Valencias në Champions League, tashmë shokon Leçen  me rezultatin e sotëm. Shifrat në fund të takimit shënonin 2-7, ndërsa bergameskët nuk treguan aspak mëshirë dhe luftuan deri në fund. Një gjë të tillë e tregojnë edhe golat në minutën e 87 dhe në të 92-tën.

Serinë e golave do e hapte një gafë e vendasve, teksa mbrojtësi i Leçes i pashqetësuar nga kundërshtarët në momentin e ekzëekutimit të një goditjeje këndi bën rolin e sulmuesit dhe e dërgon topin në portën e tij. Ndërkohë, 5 minuta më vonë miqtë do të dyfishonin shifrat po nga këndorja, por këtë herë ai që do të godiste në portën kundërshtare do të ishte lojtari i Atalantës.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 2-2, por ky rezultat thjesht sa do të zgjonte furinë e ekipit të Gasperinit. Këta të fudit u rikthyen në 45 minutat e dyta më të karikuar duke e gjetur rrugën e rrjetës pas vetëm 2 minutash. Megjithatë nuk do të kënaqeshin aspak deri sa shifrat shënuan 2-7. Kjo është edhe hera e 3-të që Atalanta shënon 7 gola në portën kundërshtare për këtë sezon të Serie, duke pasur në total një numër prej 70 golash në kampionat. Shifra këto aspak normale e që hapin panik për ?do mbrojtje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *