Kryevepra e Duvan Zapatës në aksionin e fundit, shlyen edhe gabimin e Berat Gjimshitit

Genoa u përball sot me Atalantën, në një takim që përfundoi me shifrat  1-2.  Do të ishte ekipi nga Bergamo që do të kalonte i pari në avantazh, me anë të një penalltie të kthyer në gol nga sulmuesi Muriel.

Lojtarët do të ruanin avantazhin deri në minutën e 89 të takimit,atëherë kur mbrojtësi shqiptar, Berat Djimsiti, do të bëhej protagonist i një momenti negativ. Një ndërhyrje e gabuar në brendësi të zonës solli edhe penalltinë për Genoan, e kthyer në gol nga Crisito. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi edhe kryevepra e Duvan Zapatë në aksionin e fundit që Atalanta kishte për të dalë me fitore nga kjo ndeshje. Një festë e madhe edhe nga trajneri Gasperini, që do i iknin nga duart 3 pikët në një ndeshje që e kishtë të gjithë në kontroll. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/iaozmihvbotes/status/1173212012186411013