Luka Modriç do të vijojë rrugëtimin e tij në Botërorin rus, edhe pse e pa veten shumë keq, kur atë penallti që mund të vendoste shumë ia priti portieri i Danimarkës, Kasper Shmajkëll… Për FIFA-n, pas ndeshjes, mesfushori i Real Madridit, që megjithatë i shënoi në llotarinë e 11-të metërshave, rrëfeu:
“E kisha studjuar gjatë gjithë mëngjesit portierin Shmajkëll. E dija që ishte shumë i fortë me penallti, por kurrë nuk ma mori mendja kaq shumë. Ishte e vështirë për mua pas atij momenti”.
Më pas, shtoi se “vapa bëri që të mos ishim në formë… Ishte shumë vapë, shumë e vështirë të vraponim dhe luanim ashtu si zakonisht”.