Kroacia dhe Franca ndahen në paqe me rezultatin 1-1. Pas një pjese të parë të dobët, pa raste dhe pa ritëm, Franca kalon e para në avantazh në minutën e 52 me anë të Rabiot. Kombëtarja kroate nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti të barazojë me Kramaric nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky është barazimi i dytë në 2 ndeshjet e fundit për ‘Gjelat’ dhe tregon formën e dobët qe po kalojnë. Trajneri Deschamps dëshiron të provojë lojtarë të rinj dhe kërkon tju japë të gjithëve një shans për të treguar veten.
Duket qartë qe kjo gjë nuk po funksionon dhe ai duhet të kthehet tek lojtarët e tij besnike nëse dëshiron të vazhdojë më tej ne Ligën e Kombeve. Aktualisht Franca gjendet më vendin e tretë në grupin e saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/