E themi aq shpesh, saqë tashmë duket gënjeshtër për t’i mbushur mendjen vetes, por sot ndaj Kroacisë U-17 nuk patëm realisht fat.
Shqipëria U-17 u mund sot 1-0, me një penallti vendimtare dy minuta para fundit. Gabim i mbrojtjes sonë, që shkaktoi një faull të panevojshëm, në një ndeshje ku meritonim pikë.
Pjesa e parë ishte më e mirë për kroatët, favoritë të mëdhenj, por në të dytën luajtëm mirë dhe krijuam lojë e raste, derisa erdhi episodi fatal, që na detyron tashmë të luajmë për fitore ndaj Spanjës.