Erzeni në revoltë, luftë Besës dhe Federatës: Duka na preu në besë!

Para pak ditësh Besa-Erzeni u shoqërua me polemika të shumta dhe pati edhe sherr masiv, me dy trajnerët që u përleshën dhe Bledar Sinella përfundoi nën akuzë për goditje ndaj Dorjan Bubeqit.

Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka dënuar trajnerin e Besës me 3 ndeshje pezullim, vendim që ka tërbuar shijakasit, që e quajnë dënim në shkelje të rregullores.

Me një komunikatë për mediat, Erzeni sulmon ashpër Federatën dhe paralajmëron Besën për ndeshjen e kthimit, ndërsa sulmon ashpër Armand Dukën, duke i kujtuar se është nga Shijaku, por tani është armik aty.

Turp per Fshf, Turp per presidentin Duka”
Kjo federate eshte e korruptuar dhe bashke me te dhe presidenti qe pret ne bese Shijakun.
Me kete vendim Besa ta mendoje dy here para se te vije ne Shijak fazen tjeter. Sinella as mos ta mendoje se do hyje ne Shijak ne cfardo kohe qofte apo jo trajner i Kavajes.
Turp per Armando Duken qe pas bisedes me Nexhat Bizhdilin bien dakord per kete denim jasht rregullores. Po denohet vazhdimisht Erzeni nga tvetmet ekipe ne kete kategori qe i paguan F$HF cdo detyrim financiar e kjo per hater te Armando Dukes qe eshte Shijaks pasi nuk duam te hapim llafe. Ky turp qe ka mbuluar sot federaten nuk do kaloje lehte. Sic e thash Kavaja te mendohet mire para se te niset per Shijak e keshtu i kujtoj Armando Dukes se ka kunder gjith Shijakun. Turp per ty e federaten e korruptuar qe drejton. Nuk ka me tolerim per asnje arbiter per asnje delegat. Te pergatiten tgjith se në Shijak e kudo do marrin gjithsecili denim nga vete ne. Altin Keçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online