Në futboll, fati ndihmon më të mirin! Sigurisht, kjo shprehje gjen edhe nuk gjen vend, por nëse suksesi vjen edhe në këtë formë, atëherë germat i merr era… Ajo erë e ngrohtë që sot në Soçi përkëdheli Kroacinë dhe kampionët e saj, që mund të ëndërrojnë si në kohën e artë të Davor Shuker, Zvonimir Bobanit dhe Prosineçkit…
Modriç & Co kanë shansin e artë, që nëse në gjysmëfinale eliminojnë Anglinë, ndoshta vërtet që mund të prekin trofeun e tyre të parë historik.
Sakaq, Kroacia bëhet skuadra e dytë pas Argjentinës, në vitin 1990, që kalon dy ture radhazi në Botëror me penallti. Në atë kohë, Argjentina kaloi çerekfinalen dhe gjysmëfinalen.