Edhe pse pati konfuzion total mbrëmë, u tha se Kroaci-Kosovë nuk do të luhej sot, si për shkak të motit të keq, ashtu edhe për faktin se Kroacia e Kosova kanë sërish ndeshje të martën.
FIFA njoftoi se do të luhej sot dhe ashtu do të ndodhë, mbi të gjitha për faktin se nuk gjendet datë e lirë për ta luajtur më vonë.
Mësohet se ndeshja do të vazhdojë sot, nga minuta 21, në orën 14.30.
Kroacia këmbënguli që ndeshja e djeshme të ndalej, por tani mund të përballet me të njëjtat probleme, sepse stadiumi Maksimir është në gjendje aspak të mirë dhe në Kroaci ka debat të madh në lidhje me faktin se luhet në një stadium të pambuluar e me kushte skandaloze, ndërkohë që Maqedonia ka një superstadium dhe Shqipëria po e ndërton.