Kriza e Paderborn/ Kapiteni Gjasula: Na mungon fitorja, çdo gjë na është kthyer në psikologjike

Vetëm një pikë ndaj Wolfsburg në barazimin 1-1, që më datë 31 gusht. Është ky bilanci në tetë javë i skuadrës së Paderborn në Bundesligë. Të sapongjiturit në këtë kategori po kalojnë periudhën më të vështirë të momentit duke mos pasur asnjë dritë jeshille në javët e para të kampionati.

Në ndeshjen e fundit skuadra e mesfushorit shqiptar, Klaus Gjasulës, u mposht me rezultatin 3-0 ndaj Koln duke mbetur në fudin e tabelës. Në rolin e kapitenit, Gjasula ka thënë se skuadra nuk po kalon moment aspak të mira duke sjellë edhe një gjendje psikologjike jo të mirë.

“Koln na mbylli hapsirat nga krahët dhe ne nuk dilnim dot në kundërsulmin tonë. Tani çdo gjë ka nisur të bëhet psikologjike. Na mungon fitorja e parë. Kur të vijë firorja të gjithë do të jemi më të qetë, do të ngrem kokën dhe do të qendrojmë lart”- ka thënë Gjasula.

Në ndeshjet me Shqipërinë të gjithë ishim dëshmitarë të grintës dhe fuqisë që Gjasula shpenzoi në fushë. Ndoshta meritë personale e ndoshta i ndihmuar dhe i kombinuar me lojtarët e tjerë kuqezinjë, mefushori solli një tjetër nivel loje. Por si duket i njejti fat nuk po e ndjek Klaus Gjasulën me skuadrën e Paderborn. Aty ku përgjegjësitë janë të dyfishta duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krah./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online