Kriza e madhe në KOKSH, Armand Duka jep propozimin për zgjidhjen e problemit

KOKSH është një periudhe krize, ndërsa ka një përplasje me presidentit të saj, Viron Bezhani dhe sekretarit, Stavri Bello. Për këtë arsye KOKSH-i është disa kohësh në një gjendje kaosi dhe duke u mbetur pezull, pa vepruar ashtu siç edhe duhet.

Së fundmi është duke u mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme, atje ku po marrin pjesë figurat më të njohura të sportit. Një mendim për zgjidhjen e kësaj krize e ka dhënë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sipas asaj që raporton “ABC News”.

“Duke dëgjuar të gjitha propozimet, për të arritur në një konsensus, vijmë me një propozim të ri që vjen nga rezoluta. Rezoluta qëndron, por ka vetëm një pikë. Pas Lojërave Olimpike të bëhen zgjedhjet, jo më vonë se muaji dhjetor i vitit 2020.

Duhet një trup teknik që të ketë pesë anëtarë, dy nga ndërkombëtarët, një nga qeveria dhe dy nga Asambleja. Ky është një propozim miks. Duhet reflektim real dhe jo formal, me frymë olimpike.

Duam të bëjmë diçka për sportin, për Lojërat Olimpike. Vironi tha që të rrijë trupa olimpike siç ishte. Presidenti dhe Komiteti do qëndrojnë deri në Lojërat Olimpike. Sot në Rezolutë duhet vendosur trupi teknik që do të jetë. Të bëhen zgjedhjet e ardhshme jo sipas ironive të dikujt, por sipas vullnetit të sportit”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online