Kritikatë ashpra për Poloninë, ish-kampionia: Një krijim tragjik që duhet shpërbërë, lojtarët harrojnë kur veshin shqiponjën në gjoks

Kombëtarja polake ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e saj, sidomos pas asaj humbjeje të befasishme 1-3 kundër Çekisë. Ewa Piatkowska ka qenë e ashpër me fjlt e saj për bardhekuqtë. Ish kampionia e WBA ka thënë në “TVP Sport” se ekipi kombëtar i Polonisë është një krijim tragjik që duhef shpërbërë. Piatkowska kritikon mungesën e dëshirës së lojtarëve.

“Unë besoj se kombëtarja polake e futbollit është një krijim tragjik që duhet të shpërbëhet. Paraqitjet e kësaj skuadre janë tragjike, aq më tepër që është sporti ynë kombëtar, dy prej tyre po derdhin para të mëdha në futboll. Tre, praktikisht çdo djalë i ri e fillon aventurën e tij sportive me një top dhe katër, këta lojtarë luajnë mirë në klubet e tyre.

Mund të luajnë në klube të mira të huaja dhe kur veshin një fanellë me shqiponjë në gjoks, harrojnë papritur. Para së gjithash humbasin aftësitë, ambicien, gatishmërinë për të luajtur, ecin në këtë fushë sikur të ishin aty si ndëshkim. Unë i admiroj njerëzit që udhëtojnë për një skuadër të tillë në ndeshjet jashtë. Këta njerëz duhet të kenë një optimizëm dhe besim të tillë te njerëzimi, sa i kam zili”, ka thënë Ewa Piatkowska./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online