Kritikat e forta të Kabos për Asanin: 95% e pasimeve gabim, ecte sikur po fitonte 5-0

Partizani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin shqiptar, ndërsa në 4 takimet e para, numëron 6 pikë të grumbulluara. Dy humbjet kanë ardhur në transfertë ndaj Kukësit dhe Laçit.

Kritika të forta për të kuqtë kanë ardhur nga ana e profesor Përparim Kabos për ndeshjen e fundit ndaj kurbinasve, që u mbyll në shifrat 1-0. Në emisionin “Procesi Sportiv”, Kabo ka pasur kritika shumë të ashpra për Jasir Asanin:

“Kishte disa lojtarë te Partizani që po ecnin, nuk po vraponin në fushë. Kemi rastin e Asanit, unë kam bërë disa matje gjatë takimit. Ai i kishte 95% të pasimeve të gabuara. Pastaj kur e zëvendësoi trajneri, po ecte për të dalë nga fusha, sikur të ishte duke fitar 5-0. Pastaj kemi rastin e Telushit, që ka gabuar në 40% të pasimeve. Trashi bëri disa dalje nga krahu, por jo të gjitha krosimet ishin të sakta. Bardhi nuk u mbështet, ndërsa edhe Çinari ka gabuar shumë”, ka thënë Kabo. /Sport Ekspres/