Kristjan Asllani vjen në nivelin e profesorit dhe Muçi me magjinë e Beshiktashit, Shqipëria do të jetë flakë

Shqipëria pritet që të jetë flakë në miqësoren kundër Kilit. Të paktën, të gjitha të dhënat deri tani flasin për kuqezinjtë që pritet të shpërthejnë në ndeshjen e nesërme. Kristjan Asllani vjen nga një formë fantastike me Interin, aq sa është thënë se nxenësi ka arritur profesorin Calhanoglu.

Gol, asist dhe paraqitje mbreslënëse te zikaltërit i japin akoma më shumë besim këtij djaloshi te Kombëtarja. Nga krahu tjetër, Muci vjen me magjinë e Beshiktashit. Lojtari shqiptar e ka rritur së tepërmi volumin dhe nesër me siguri që do të tund rrjetën. /Sport Ekspres/