Shqipëria pritet që të jetë flakë në miqësoren kundër Kilit. Të paktën, të gjitha të dhënat deri tani flasin për kuqezinjtë që pritet të shpërthejnë në ndeshjen e nesërme. Kristjan Asllani vjen nga një formë fantastike me Interin, aq sa është thënë se nxenësi ka arritur profesorin Calhanoglu.
Gol, asist dhe paraqitje mbreslënëse te zikaltërit i japin akoma më shumë besim këtij djaloshi te Kombëtarja. Nga krahu tjetër, Muci vjen me magjinë e Beshiktashit. Lojtari shqiptar e ka rritur së tepërmi volumin dhe nesër me siguri që do të tund rrjetën. /Sport Ekspres/