Kristjan Asllani shpërthen në festë sapo mësoi se Empoli shënoi gol, lojtari shqiptar gëzon për qendrimin në Serie A të ish-ekipit të tij

Edhe pse i rritur si një tifoz i Interit dhe tashmë është pjesë e skuadrës zikaltër, Empoli vazhdon të mbetet në zemrën e Kristjan Asllanit. Skuadra toskane ka siguruar sot mbijetesën në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Romën me rezultatin 2-1.

Goli i shënua në minutën e 90 dhe festa u përhap edhe në Verona, atje ku Interi ishte duke luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit. Kristjan Asllani ka mësuar rezultatin nga tifozët dhe menjëherë ka shpërthyer në festë. Mesfushori shqiptar nuk e ka harruar ende skuadrën që e dërgoi në majat e futbollit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/