Kristjan Asllani refuzon ofertën e Betis, mesfushori e quan hap mbrapa në karrierë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ku do të luajë Kristjan Asllani në këtë sezon? Nuk dihet ende saktësisht nëse mesfushori shqiptar do të largohet nga Interi apo jo në merkaton e verës. Chivu i besoi shumë në Botërorin e klubeve, por eliminimi i hershëm, rrëzon jo pak pikët e lojtarit të Kombëtares për të vazhduar me zikaltërit.

Mediat italiane raportojnë se Asllani do të largohet nga Interi. Betis i ka bërë një ofertë Kristjanit, por sipas Sky Sport, ishte vetë futbollisti që e refuzojë, pavarësisht se sipas tyre, Asllani nuk është në planet e Chivu. Por thuhet se lojtari e refuzoi ofertën pasi pret një aventurë tjetër më emocionuese, duke e quajtur Betis si një hap mbrapa në karrierë. /Sport Ekspres/