Kristjan Asllani ka ngelur pa ekip. Mesfushori shqiptar ka pasur dy huazime që kanë përfunduar në një mënyrë shumë zhgënjyese. Një i tillë ishte te Torino në Serinë A dhe një tjetër larg Italisë, te Beshiktashi.
Asnjë nga këto dy ekipe nuk zbatuan marrëveshjen për blerjen e kartonit të shqiptarit dhe Asllani është kthyer te Interi. Zikaltërit e kanë bërë të qartë për futbollistin e Kombëtares se nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe se duhet të largohet.
Megjithatë sipas lajmeve të fundit, nuk ka ende një skuadër që kërkon të blejë kartonin e Kristjan Asllanit. Kështu mesfushori shqiptar mbetet ende në kërkim të një ekipi të ri dhe ditët e fundit të merkatos pritet që të jenë vendimtare për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/