Kristjan Asllani po bind zikaltrit edhe përgjatë seancave stërvitore. Në mediat italiane është raportuar se mesfushori i talentuar ka fituar pëlqimin e Inzagit me karakterin dhe aftësitë e shfaqura në stërvitje. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka marrë menjëherë rolin e protagonistit te Interi, teksa sot ka shënuar edhe golin e tij të parë për zikaltrit.
Nënkampionët e Serisë A kanë zhvilluar një takim miqësor kundër Milaneses. Ndeshja përfundoi me shifrat e thella 10-0, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshi edhe Kristjan Asllani. Gjithashtu edhe dyshja Lukaku-Lautaro ka bindur në këtë test miqësor, duke gjetur rrugën e rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Finisce 10-0 l’allenamento congiunto tra Inter e F.C. Milanese ?
A segno:
? @tucu_correa
? #Lukaku
? #Lautaro
? #Asllani
? #Fontanarosa
? #Lautaro
? #Sangalli
? #Pinamonti
? #Lazaro
? #Curatolo#ForzaInter— Inter (@Inter) July 9, 2022