Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë takimin e sotëm të Interit kundër Napolit. Ekipi i Spaletit e ka dominuar kundërshtarin në mbajtjen e topit dhe krijimin e rasteve. Si për t’ia vështirësuar më tepër punën Inzagit ka menduar edhe Gagliardini.
Ky i fundit është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë, duke lënë fushën e blertë. Menjëherë pas mbylljes së 45 minutave të para, Asllani i ka kërkuar fanellën Osimhen dhe sulmuesi i Napolit është përgjigjur pozitivisht. /Sport Ekspres/