Kristjan Asllani është në super nivel kundër Luganos për 45 minuta, Inzagi i beson goditjet e këndit dhe shfaqet edhe në të dënimit

Kristjan Asllani ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Luganos sa i përket 45 minutave të para. Mesfushori shqiptar ka fituar menjëherë besimin e trajnerit Inzagi që e hodhi nga minuta e parë në miqësoren e sotme.

Kështu Asllani u pa teksa merrte përsipër goditjet e këndit. Pas vetëm dy minuta loje, pas krosimit të lojtarit të Kombëtares, D’Ambrosio do të shënonte. Asllani ishte i rrezikshëm edhe në krosimet e tjera, që nuk u shfrytëzuan nga zikaltërit.

Gjithashtu Kristjani u shfaq edhe në goditjet e dënimit së bashku me Lukakun, por në atë moment lojtari shqiptar nuk e provoi vetë tentativën. Sulmuesi belg do të gjuante drejt portës dhe goditja shkoi larg saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online