Kristiano Ronaldo reagoi keq pas ndërrimit, flet trajneri i Juventusit

Juventusi mposhti Interin me rezultatin 1-2, duke qenë një hap larg kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë. Autori i të dy golave për “Zonjën e Vjetër” ishte Kristiano Ronaldo, i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes. Megjithatë në minutën e 76-të, trajneri Andrea Pirlo vendosi ta zëvendësonte me Moratën, për shkak se po ndiente lodhje. Kjo e ka acaruar mjaft shumë CR7, i cili ishte kundra këtij zëvendësimi.

Në përfundim të ndeshjes, Andrea Pirlo ka vendosur të sqarojë këtë situatë, duke thënë se zëvendësimi i Ronaldos ishte i nevojshëm.

“E kuptoj se Ronaldo nuk ishte i kënaqur më zëvendësimin, por ishte në të mirën e tij për të pushuar dhe për të qenë gati pëe ndeshjet e Serisë A, qoftë edhe për disa minuta. Ajo çfarë bëri sot, i shuajti të gjithë zërat e kritikëve. Kristiano Ronaldo është një vlerë e domosdoshme e skuadrës, por ndonjëherë të duhet ta ruash frymëmarrjen. Ai është gjitmonë në top formë dhe këtë e tregoi dhe sot”- u shpreh Andrea Pirlo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online