“Kristiano Ronaldo e kishte të lehtë”, prestigjozja italiane: Por nëse do të ishte Gjimshiti dhe Toloi…

Atalanta ka bërë një paraqitje me dy fytyra ndaj Manchester United. Ekipi italian po kryesonte 0-2 në transfertë, por djajtë e kuq arritën që ta përmbysnin në shifrat 3-2.

E gjitha kjo falë mungesave të rëndësishme të italianëve. Jo pak, por 5 të tilla. Mes të tjerash dallonte mungesa e Toloit dhe Gjimshitit në prapavijë që do të ishin me fanellë titullari.

Për këtë arsye Calciomercato ka vlerësuar Atalantën pavarësisht humbjes: “Kristiano Ronaldo e kishte të lehtë, por me Gjimshitin dhe Toloin në fushë… Gjithsesi, nuk janë shumë ekipe që mund të shënojnë dy gola në Old Trafford”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *