Krepi: Tërbuni im në formë, i mundim lezhjanët

Trajneri i pukjanëve kërkon 3 pikët e radhës për të kënaqur tifozët dhe për t’u afruar me vendin e katërt

Gani Pema

Ekipi i Tërbunit arriti fitoren e dytë për këtë sezon dhe të parën në transfertë, duke mundur Vllazninë B në Shkodër. Skuadra pukjane, ka nisur që të mendoj prej ditës së hënë për sfidën e prapambetur, atë me Besëlidhjen që do ta luaj sot në Pukë, në orën 13:00. Pukjanët janë grumbulluar dhe synimi i tyre është marrja e 3 pikëve, për të vijuar ngjitjen në renditje.

KREPI – Trajneri i skuadrës pukjane, Kreshnik Krepi, në një prononcim për “Sport Ekspres”, tregon se është i kënaqur nga skuadra pas fitores me Vllazninë B dhe ka kërkuar nga lojtarët që të jenë me “këmbë në tokë: “jam shumë i kënaqur sepse kemi bërë një lojë shumë të mirë dhe merituam të fitonim ndeshjen në Shkodër. Unë e kam thënë edhe pas transfertave të tjera, se Tërbuni është një ekip që mund të fitojë kudo. Megjithatë, tashmë është momenti që ne të jemi me “këmbë në tojë” dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës që na presin”, – tha trajneri i skuadrës pukjane.

BESËLIDHJA – Tashmë, objektivi i radhës është Besëlidhja, ku do të kemi përballë një ekip pretendent dhe nuk do ta nënvlerësojmë për asnjë moment. “Duhet që të shënojmë të parët edhe ndaj skuadrës lezhjane. Unë kam besim se do të jemi një nga ekipet më të mira të Kategorisë së Parë dhe konkretisht grupit tonë. Kemi punuar shumë dhe duhet që të ruajmë këtë ritëm. Gara sa vjen e bëhet më e bukur dhe e fortë. Unë besoj tek skuadra ime. E kemi analizuar Besëlidhjen dhe sot duhet që të fitojmë për tifozët tanë, për t’u afruar sa më shumë me pesë vendet e para”, – ka thënë trajneri Kreshnik Krepi i skuadrës pukjane.

Formacioni i mundshëm: Rexhepi, Beci, Balaj, Prendi, Shytani, Mezini, Saliaj, Janot, Shabaj, Nimani, Hoxhaj.

Trajner: K. Krepi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online