Krenohet në Itali me Kombëtaren/ Reja: Në Shqipëri më thonë, nuk e kemi parë kurrë këtë futboll

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka folur së fundmi në mediat italiane, ku ka dhënë mendimin e tij për lojtarët shqiptar që luajnë në “Serie A”, Hysajn dhe Gjimshitin. Për sa i përket shkodranit, tekniku i kuqezinjve ka thënë se mosaktivizimi me ekipin e Napolit nuk ka ndikuar aspak te mbrojtësi. Ndërsa për mbrojtësin e Atalantës, shprehet se tashmë është maturuar dhe se po bën më shumë se mirë. Italiani është ndalur edhe më tepër te gjendja momentale e Kombëtares së Shqipërisë, ku tregon se kanë një rrugë të vështirë përpara, duke qenë se ndeshja e radhës është ajo ndaj Turqisë në transfertë, në të cilën 3 pikët duhen me patjetër.

Por mendon se skuadra po bën mirë, madje Reja shprehet se në Shqipëri flasin se nuk kanë parë ndonjëherë një futboll të tillë. “Hysaj nuk është ndikuar nga mungesa e lojës me Napolin. E kam shfrytëzuar nga mesfusha e sipër dhe po tregon se është i zoti. Gjimshiti është maturuar, po bën më shumë se mirë, përpos disa vështirësivë në mbrojtje. Kemi një udhëtim në Turqi, që do të jetë i vështirë dhe shumë kërkues. Duhet t’a fitojmë këtë ndeshje, plus kemi edhe ndeshjen tjetër jashtë ndaj Moldavisë, për të pasur shpresa për më tej. Përndryshe do të bëhet e vështrë.

Turqia e ka mundur Francën në fushën e saj, kjo tregon se është një fushë shumë e vështirë dhe kërkuese. Por rezulattet asnjëherë nuk të dhurohen. Ka edhe rezultate surprizuese. Grupi jonë nuk është i lehtë. Ne po bëjmë një punë të mirë. Unë kam bërë shumë ndryshime, duke futur të tjerë që vërtetuan se ishin të mirëpërzgjedhur. Në jemi duke bërë progres, në Shqipëri thonë se nuk kanë parë kurrë të luhet një futboll i tillë. Shpresoj që të bëjmë edhe më mirë”, ka thënë Reja./Sport Ekspres/