Krenaria e Shqipërisë me sukseset, Vllaznia njeh rivalin në Europë dhe sërish në “Loro Boriçi”

Rezultate fantastike janë duke ardhur për futbollin shqiptar edhe sa i përket femrave, atje ku Vllaznia është krenaria jonë. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, ka ardhur kualifikimi për në turin e dytë të “Champions League”.

Në përballjen e shkuar ekipi shkodran ka mundur ALG Spor, kampionen e Turqisë, atje ku këto të fundit ishin favoritet kryesore për të kaluar turin. Megjithatë Vllaznia përmbushi suksesin pavarësisht se luajti me një lojtare më pak për më shumë se 30 minuta.

Së fundmi shkodranet kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës, atje ku do të luajnë kundër Minsk, kampionen e Bjellorusisë. Fatmirësisht kjo ndeshje do të luhet në “Loro Boriçi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online