Krasniqi është krenaria e shqiptarisë dhe del “e artë“ në Hungari, sportistja serbe respekton simbolet e Kosovës

Distria Krasniqi është krenaria e të gjithë trevave shqiptare, teksa me arritjet e saj ka bërë krenarë të gjithë tifozët të cilët janë ndjekës të rregullt të sportit të Xhudos. Sportistja nga Kosova ka arritur një sukses mjaft të madh ne Grand Slamin e Budapestit. Në finalen e madhe të këtij kompeticioni Krasniqi u përball me ish-kampionen olimpike të vitit 2016, argjentinasen Paola Paret.

Në këte konkurs ishte pjesëmarrëse edhe një sportiste serbe, e cila është detyruar të lërë mënjanë politikën dhe nacionalizmin, duke respektuar ngjyrat dhe simbolet e Kosovës. Flamuri i Kosovës ishte në majën e podiumit, ndërsa pas tij ishte dhe flamuri serb e ai argjentinas./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *