Krahasohet me legjendën Lionel Mesi, ky është 15-vjeçari që po stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës dhe Xavi po mendon për debutimin

Verën e kaluar, Lionel Messi u largua nga Barcelona, por largimi i argjentinasit është i vështirë për t’u kompensuar. Shumë futbollistë në sistemin e të rinjve të Barcelonës krahasohen me legjendën e klubit dhe tashmë në skenë ka hyrë një 15-vjeçar. Së fundmi, Xavi, trajneri i Barcelonës, ka vendosur t’u japë mundësinë disa të rinjëve të akademisë së famshme “La Masia” të stërviten me futbollistët e ekipit të parë, e një prej tyre ishte Lamine Yamal.

Edhe pse më 13 korrik mbushi vetëm 15 vjeç, Yamal tashmë po luan për ekipin U19 të Barcelonës, gjë që tregon mjaftueshëm potencialin e tij. Sipas mediave të huaja, sulmuesi i djathtë ka një stil të ngjashëm loje me Messin, me faktin se tenton të futet shumë në qendër të zonës, nga ku gjuan me këmbën e majtë. Mesa duket Xavi është “i dashuruar” me ndeshjet e këtij të riu dhe ka mundësi që deri në fund të sezonit ta shohim të debutojë për ekipin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *