Kristjan Asllani i ka habitur të gjithë me kilometrat e nxjerra te Empoli. Mesfushori shqiptar ka përshkruar 10.000 kilometra mesatarisht, duke kryesuar listën mbi të gjithë futbollistët e Empolit.
Për këtë arsye shumë media pranë Interit e kanë krahasuar me Brozovic për këtë karakteristikë. Asllani ka marrë interesimin e Juventusit, Milanit dhe Interit, por pa harruar dhe futjen në garë të Manchester City. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/