Në ditët e fundit janë publikuar disa statistika sa i përket shënimit të golave të sulmuesve në Europë, atje ku Myrto Uzuni vendoset me emra si Haland dhe Mbape. Sigurisht që krahasimi është më shumë histori mediatike pasi koeficienti i vështirësisë i golave të shënuara në Premier League me atë në La Liga 2 nuk është aspak i njëjtë.
Por një e vërtetë e madhe është që Myrto Uzuni mund të thyejë rekordin që ka 81 vite që mbahet në fuqi nga Cesar Rodriguez. Ky i fundit ka arritur të shënojë 23 gola në sezonin 1941-42 në një sezon te Granada. Ndërkohë te Barcelona, Rodriguez realizoi 232 gola në 327 ndeshje. Tashmë është Uzuni që kërkon edhe tre gola për të barazuar rekordin e Rodriguez te Granada /Sport Ekspres/