Kovaç tregon kapitenin e ri të Bajernit, tekniku flet për liderin e skuadrës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, nuk dëshiron hatërmbetje në ekipin e tij në lidhje me shiritin e kapitenit. Numri një i stolit nuk ka ndryshuar hirearkinë e klubit në lidhje me liderin e skuadrës. Tekniku gjerman tregoi në një intervistë të tij për mediet se kush do të jetë kapiteni sezonal i kampionëve të Bundesligës.

“Ne nuk do të ndryshojmë asgjë. Ne nuk mund të kemi 11 kapitenë çdo ndeshje. Arjen Roben, Frank Riberi, Mat Humels dhe Zherome Boateng janë të gjithë kapitenë, pavarësisht se nuk kanë një shirit në krah.

“Duhet të jenë lidera që janë në krahë të trajnerit dhe të mbajnë dhomën e zhveshjeve nën kontroll”, – u shpreh numri një i stolit. Deklarata e tij të lë të kuptosh se Manuel Nojer do të vazhdojë të jetë kapiteni i Bajernit të Mynihut, ndërsa kapiteni i dytë është Tomas Myler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *