Kotorri sërish gol, Elbasani vrapon drejt Kategorisë së Parë

Elvis Kotorri është kthyer në golashënues për Elbasanin, sepse po gjuuan gjithë penalltitë e skuadrës verdheblu, me sukses.

Portieri veteran ka shënuar edhe sot, në fitoren 1-0 ndaj Gramozit, duke gjetur golin e dytë brenda javës, pas golit në Orikum.

Renditja i sheh verdheblutë ende të parët, me dy pikë më shumë se Orikumi dhe 3 më shumë se Albpetroli.

Orikumi fitoi 1-0 në Devoll, me golin e Arbër Dhramit, ndërsa Albpetroli fitoi 3-1 ndaj Delvinës, me 3 gola nga Kapo.

Ndërkaq, në grupin A Vora është tashmë e ngjitur dhe Veleçiku në play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *