Eni Imami nuk humbet kohë për të bërë nxehmjen dhe për të qenë sa më në formë me rifillimin e kampionatit. Në orarin e lejuar nga shteti shqiptar që njerëzit të qarkullojnë në rrugë, e vlefshme deri në 1, lojtari i Skënderbeut e ka shfrytëzuar për të bërë vrap dhe për të marrë ajër të pastër.
Ndërkohë ajo që binte në sy ishte fakti se Imami mbante veshur një kostum me stemën e Tiranës. Pavarësisht kalimit të tij te Skënderbeu në merkaton e janarit, tregohet edhe njëherë një ndjenjë që e mban të lidhur me bardheblutë, pavarësisht se në media u përfol edhe për një krisje të madhe mes tyre pas largimit. /Sport Ekspres/