Kosovë-Mali Zi kthehet politike/ Deputeti malazez: Serbët janë vëllezërit tanë, Kosova është krijim i rremë

Provokimet dhe nxitja e tensioneve nuk kanë të ndalur nga fqinjët  “dashamirës” të kombit tonë. Në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, një deklaratë e shëmtuar vjen për mediat serbe nga deputeti Ivo Gjurisiç. Kur politika përzihet me futbollin nuk flitet më për etikë, pasi përfaqësuesit e parlamentit mundohen të përdorin çdo mënyrë për të ndotur me deklaratat e tyre një dritë që u verbon sytë.

Kryetari i partisë opozitare PUPI i kontaktuar nga media serbe “Kurir” ka shprehur se Mali i Zi është në krahun e tyre edhe në ndeshjen ndaj Kosovës. Gjurisiç ka mbështetur gjithashtu presidentin e Crvena Zvezda, Terzic të cilit i është mohuar hyrja në teritorin malazez nga Presidenti Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Arsyeja sipas malazezëve është së Terzic ndikoi në vendimin e dy lojtarëve të Crvena Zvezda, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic, të mos luanin në ndeshjen e parë ndaj Kosovës të mbyllur në barazimin 1 me 1.

“Ne nuk e njohim këtë krijim të rremë të Kosovës. Qëllimi im është që asnjë serb kurrë të mos luajë kundër atij krijimi të rremë. Serbët janë vëllezërit tanë. Terzic është i mirëpritur në Mal të Zi. Le të vijë. Nëse jo tani, atëherë kur të kalojë ky regjim fashist”- ka thënë deputeti parlamentar Gjurisiç.

Ndërkohë në Serbi kanë nisur të fërkojnë gjoksin me lindjen e çdo provokimi apo tensioni që mund të krijohet ndaj Përfaqësueses së Kosovës. Një propagandë e shëmtuar që vjen nga mediat serbe në bashkëpunim me disa përfaqësues të po një politike të shëmtuar që ka për qëllim përçarjen. Të na ndjeni fqinjë “të dashur”por Kosova është mësuar të flas në fushë dhe fusha do tregojë se futbolli dhe politika janë si vaji dhe uji, nuk përzihen./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online