Kosova zyrtarizon trajnerin e ri, flet Alain Giresse: Kur luajta kundër jush në Senegal nuk u njihnin, u thashë se…

Kosova ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Shaland. Bëhet fjalë për Alain Giresse, i cili ka marrë dardanët. Francezi është zyrtarizuar nga presidenti i FFK, Agim Ademi. Në konferencën për shtyp, 69-vjeçari tregon edhe momentin kur kishte përballë Kosovën si kundërshtar pasi drejtonte Senegalin. “Para disa viteve kam vizituar Kosovën, kur president ishte Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të.

Në Francë kur kam dëgjuar për vde.kjen e tij, jam prekur shumë. Kur isha në krye të Senegalit, kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Kosovën në Gjenevë. Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pyetur kundër kujt do të luajmë. U thashë se e njoh këtë vend shumë mirë, ndaj duhet të luajmë”, tha Giresse. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *