Kosova do të luajë më 13 nëntor një miqësore kundër Letonisë (në Mitrovicë), duke u drejtuar nga trajneri i përkohshëm Muharrem Sahiti, pasi Federata e Kosovës ende nuk ka gjetur trajner.
Për herë të parë janë ftuar mesfushori i Skënderbeut Suad Sahiti dhe mbrojtësi i Gjilanit Armend Thaqi.
Nga Kategoria Superiore janë ftuar edhe emra të tjerë: mbrojtësi Fidan Aliti i Skënderbeut, si dhe mesfushori Besar Musolli, i Kukësit. Jashanica është futur gabimisht në listë, sepse realisht është i dëmtuar dhe do të mungojë edhe mesjavën e ardhshme, në sfidën Flamurtari-Skënderbeu.
LISTA
Portierë: Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku
Mbrojtës: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidan Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti
Sulmues: Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.