Superliga e Kosovës duket se është vendi i duhet se është habitati i Otto John. Sulmuesi Nigerian ka gjetur sërish golin me fanellë ne Prishtinës në fitoren 3-1 që këta të fundit arritën kundër Feronikelit. Ky do të ishte i 9 për ish-lojtarin e Skënderbeut në vetëm 10 ndeshje në kampionat, duke u kthyer kështu në një makineri golash. Otto John u transferua nën urdhërat e Armend Dallkut në muajin janar, pas një sezoni zhgënjyes me kuqeblutë.
Vetëm 1 hërë e tundte rrjetën me fanellën e Skënderbeut për këtë sezon nigeriani, duke bërë që largimi të ishte e vetmja rrugë për të. E me sa duket ka rezultuar gjëja e duhur, pasi ka rigjetur veten duke shpërthyer në gola në një kampionat të cilin e njeh mjaft mirë. Në të shkuarën ka luajtur me Trepçën ’89, ku ka shënuar me shumicë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/