Vedat Muriqi jo vetëm që nuk pendohet për mënyrën e festimit të tij ndaj Alaniasporit, teksa kërkoi vetë që të bënte një përshëndetje për luftëtarët turq që po japin jetën në Siri, por në deklaratën për mediat do të shprehej: “Këta janë heronjtë tanë”.
Ndërkohë nga ana tjetër ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, që kërkojnë mbajtjen e identitetit nga ana e Muriqit. Por ky i fundit nuk e ndryshoi për asnjë moment qendrimin e tij, aqsa i përvishet edhe një komentuesi në rrjetet sociale.
Martin Berisha shkruan në “Twitter” se u shpjegua edhe njëherë se përse Kosova nuk është Kombëtare, pasi luajnë shqiptarë, turq duke iu referuar Muriqit dhe shumë shpejt edhe serb. Ndërkohë reagimi i sulmuesit të Fenerbaces ka qenë: ““Kjo ishte shenjë respekti për shtetin ku jetoj, dhe që kam fituar gjithçka që kam sot, kultura dhe karakteri i një shqiptarit është me respektu ditën e zi atij vendit që jeton. Ta dish ti se çfarë respekti kanë turqit për ne shqiptarët e kishe fshirë komentin”. /Sport Ekspres/
Edhe njehere u shpjegu se pse Kosova nuk mund te jete Kombetare. Tek Kosova luajne Shqiptare, Turq e shume shpejte edhe Serb.
Asgje kunder, vetem se identiteti kombetar eshte dicka tjeter. ??@MuriqiVedat pic.twitter.com/tI8GupptAZ
— Martin Berisha (@martiniberisha) March 1, 2020
Kjo ishte shenj respekti per shtetin ku jetoj,dhe qe kam fituar gjithqka qe kam sot,kultura dhe karakteri i nje Shqiptarit esht me rrespektu diten e zi atij vendit qe jeton,me dit ti se qfar rrespekti kan Turqit per ne Shqiptart e kishe fshi komentin
??????— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 1, 2020